Bledi Çuçi mobilizon strukturat e PS në Sarandë, Delvinë, Finiq, e Konispol: Gati për fitoren spektakolare më 11 maj
Drejtuesi politik i PS për qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste në Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol, së bashku me kandidatët për deputetë Ardit Bido, Ina Majko, Gjergji Mërkuri dhe Vasil Llajo.
Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi theksoi se organizimi elektoral është në fazën finale, ndërsa objektivi i PS është një fitore spektakolare më 11 maj, në kuadër të vizionit të tyre për Shqipërinë 2030 në BE.
“Gati për organizimin elektoral dhe arritjen e objektivit tonë ambicioz; fitoren spektakolare të Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 në BE”, shkroi ai.
Me këtë takim, PS synon të forcojë terrenin elektoral në jug, ndërsa fushata për zgjedhjet e 11 majit po intensifikohet.