Asgjë e re nga Gjirokastra, PD drejt humbjes tjetër me Tritan Shehun në krye (Lista)

Partia Demokratike në Gjirokastër shkon e qartë edhe në këto zgjedhje. Synimi është të humbasin dhe do të humbasin, por detyra e vetme që kanë është të bëjnë deputet Tritan Shehun, i cili është sërish në krye të listës.

Prej vitit 2015 kur erdhi në Gjirokastër si drejtues politik, Tritan Shehu humbet sistematikisht çdo palë zgjedhje. Dhe PD nuk zë mend.

E dërgon thjesht si besnik të Sali Berishës. Në këto zgjedhje nuk është çudi fare që në disa qendra, PD të mos gjejë më as komisionerë të vetët.

E gjithë struktura e kësaj force politike është atrofizuar komplet. PD Gjirokastër s’ka asnjë shpresë dhe asnjë mundësi të rritet me Tritan Shehun. Kush thotë të kundërtën, gënjen veten. Më poshtë lista e plotë.

Lista e mbyllur
1. Tritan Shehu

Lista e hapur
1. Mariklen Dervishi
2. Bajram Hysa
3. Alma Kore
4. Arben Ristani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *