Ardit Bido: Pse vendosa të garoj?
Nga Ardit Bido
Një vendim me përgjegjësi të madhe
Të qenit pjesë e politikës nuk është qëllim në vetvete, por një mjet për të sjellë ndryshim real.
Prej vitesh, kam qenë zëri i shqetësimeve të qytetarëve të qarkut tonë në hapësirat mediatike dhe publike.
Sot, më shumë se kurrë, është koha që ky zë të jetë aty ku merren vendimet!
Pse vendosa të garoj? Sepse besoj që Vlora, Saranda, Delvina, Konispoli, Himara, Finiqi dhe Selenica meritojnë më shumë. Meritojnë përfaqësim dinjitoz, politika të drejta dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Fushata është ende dy javë larg, por angazhimi për qytetin dhe njerëzit e tij ka nisur shumë më herët! Do të doja të dija edhe mendimin tuaj:
Cili është problemi më i madh që duhet adresuar në zonën tuaj? Komentoni më poshtë!
Regjistrohu në: arditbido.al/regjistrohu/
që të bëhesh pjesë e ekipit tim elektoral.
