Aleati donzhuan nga Saranda i Berishës, Kostaq Papa: Ky është viti i kthesës
Mes aleatëve që iu bashkuan Partisë Demokratike ka nga ato subjekte që nuk justifikojnë dot as përkufizimin si të vogla.
Me një vulë partie në xhep dhe një numër të paqartë votash përtej rrethit familjar të kryetarit, pohojnë se janë bërë pjesë e koalicionit për të kontribuar dhe jo për të përfituar.
Premtojnë të bëjnë Shqipërinë madhështore, por për momentin gëzojnë bindjen se të paktën kanë arritur t’i dhurojnë madhështi formacionit të drejtuar nga Sali Berisha.
“Nëse do të shikonim dhe do të mendonit që ne vinim për të përfituar, do na dëgjonit më veprime vetjake në lidhje me diasporën dhe emigracionin.
Ne dhe pse jemi përfaqësi e emigracionit, e kemi lënë atë që përfaqësohet në një zë të përbashkët se ky është vit i kthesës”, shprehet Kostaq Papa, kryetar i Partisë për Emigracionin.