Shpëtim Ahmeti tregon emocionet si kryetar i PD Sarandë: Eci nëpër rrugë e njerëzit më përshëndesin

Kryetari i deges se PD Sarande, Shpetim Ahmeti, ka treguar emocionet e tij kur ka ecur ne rruget e qytetit dhe opinionet e njerezve pasi u caktua ne kete detyre te re.

“Diten e pare si kryetar i PD dega Sarande e nisa me nje takim shume te ngrohte e miqesor me “kryesinë e vogel”.
Për disa minuta na u bashkua edhe ish- kryetarja Zj Nikollo
Pasi diskutuam në frymë bashkëpunimi per situatën politike dhe procesin e primareve brenda kampit tonë politik ,vijova takimin me kryetarin e FRD, Z/ Aleksandër Çobani, me të cilin diskutuam mbi situatën politike dhe masat e marra per procesin zgjedhor të 11 majit.

Dita e pare nuk ishte emocionuese nga telefonat e urimet që vijojnë të më vijnë nga qytetarë me bindje politike.
E veçanta e sotme ishte se kur unë përshkova disa km në këmbë brenda qytetit, mora ndjesinë e një dite ndryshe nga ditët normale.
Nuk më sollën emocion urimet e qytetarëve të politizuar, por me la shijen e qytetërimit qytetar, që nuk kanë asnjë lidhje me partitë politike
Urimi i tyre ishte i veçantë, i sinqertë e konfidencial.
Siç me dashamirësi më drejtohen mua gjithnjë:

Çim Ahmeti, të urojmë suksese ne krye te PD, me shpresen se PD eshte e vetmia force politike qe mundet t’u sjellë shpresen shqiptarëve.
Këto urime më emocionuan, sepse pash nga sa miq të mirë e të sinqertë rrethohem.
Jo pak ishin ata që më thanë: Ne nuk shikojmë më lajme, kur japim Qeverinë, por kur flet opozita, se syte nga ajo i kemi
Ose: Presim ndryshim 11 maj. Pesim te ardhmen e femijve tanë, ndryshe do ikim edhe ne nga Shqipëria.

Natyrisht, kishte dhe nga ata qytetarë qe ishin shpresë humbur për ndryshim politik ne keto zgjedhje politike.
Por e padiskutueshme është që era e ndryshimit po bëhet frymë dhe ajër.
E këtë e pash në shumë më tepër sy, ku lexohej se PD eshte e vetimia force politike qe sjell shpres ne Sarandë e Shqiperi.
Prandaj une ju drejtohem te gjithe demokrate e demokrat, qytetarëve te majte e te djathtë, me dhe pa parti, të shtrengojmë radhët e bashkimit dhe bashkëpunimit.

Pse jo, edhe në kushtet e përçarjes së PD po i ikën luksi PS që t’i rrëshqasë kësaj situate, që mban vulë popullore, jo partiake.

Thonë se çdo rrugë, e shkurtër apo e gjatë, nuk ka rëndësi, nis me hapin e parë. Dhe hapi im i parë u hodh sot. Besoj që është hedhur hapi i një Maratone, që nuk ndalet. Vetëm përcillet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *