Sarande/ Sistemi dual afron shkollën profesionale me biznesin turistik

Nga Thoma Nika

Më shumë se 50 bizneseve vendore, që kanë marrëveshje partneriteti me shkollën e mesme Hoteleri-Turizëm në Sarandë, u janë shtuar së fundmi edhe 11 të tilla.

Drejtoresha e kësaj Shkolle, Rudina Selimi, vëren një shtim të interesit të të gjitha bizneseve për t’ u bërë partnerë me shkollën.
Kjo klimë bashkëpunimi krijon kushte për të kaluar në sistemin DUAL. S

ipas drejtores Selimi, ky sistem, në thelb bën harmonizimin e interesave dypalëshe, të nxënësve dhe të bizneseve, për ta ngritur dijen dhe aktivitetin ekonomik në një standart të ri, sipas nocionit të ri, që shkolla është te biznesi.

Përmes sistemit DUAL, nxënësit konsiderohen të punësuar dhe paguhen, duke mësuar.

Ndërkaq, edhe biznesi është i fituar, pasi, me pagën e një të punësuari të kualifikuar përballon pagesën e 5 nxënësve të shkollës.

Kjo filozofi afrimi të shkollës “Antoni Athanas” dhe nxënësve të saj, me strukturat hoteliere, me bare e restorante, u krijon mundësira atyre që edhe biznesin ta shohin si vend shkollimi dhe si vendin e tyre të punës për të nesërmen e afërt, kur cikli shkollor të jetë plotësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *