Sarandë, dy persona në pranga pasi drejtonin pa patentë automjetet e tyre

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në komisariatin e Sarandes, u arrestuan në flagrancë 2 shtetas:

• T. V., 36 vjeç, banues në Piqeras, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë” duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;

• A. D., 59 vjeç, banues në Berdenesh, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil” duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *