Saranda – Qytet Turistik që kërkon kontributin e gjithësecilit prej nesh

Nga Shpresa Dine & Vladimir Kodhelaj

Saranda është një nga qytetet më të rëndësishme turistike në Shqipëri, e njohur për bukuritë e saj natyrore, historinë dhe mikpritjen. Si një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj, ajo ka nevojë për angazhimin e të gjithëve për të ruajtur standardet që kërkon industria e turizmit.

Një aspekt kyç për të ruajtur imazhin pozitiv të qytetit është pastërtia dhe mbajtja e një mjedisi të kulturuar. Për këtë arësye, çdo qytetar duhet të japë kontributin e tij, jo vetëm në fushën ku është i angazhuar, por edhe në përkujdesjen për mjedisin që na rrethon.

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Sarandës të shtojë përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin mbi pastërtinë, si në qytet ashtu edhe në lagje.

Ndërkohë, çdo individ duhet të marrë përgjegjësinë për të kontribuar në mirëmbajtjen e një mjedisi të pastër dhe mikpritës.

Shembull frymëzues i qytetarisë, Vangjel Gremo

Një shembull i shkëlqyer qytetarie vjen nga Vangjel Gremo, banor i Lagjes nr. 1, e njohur ndryshe si “Lagjja Amerikane” – lagjja më e vjetër në Sarandë.

Zoti Gremo është një model që duhet ndjekur për përkushtimin e tij në ruajtjen e pastërtisë dhe kujdesin ndaj mjedisit. Përpjekjet e tij tregojnë se me kontributin e përditshëm të gjithsecilit, Saranda mund të ruajë bukurinë dhe të vazhdojë të mbetet një qytet mikpritës për vizitorët dhe banorët e saj.