Saranda, e “privilegjuara” e Panairit të Turizmit në Berlin

Nga Thoma Nika

Edhe pak ditë na ndajnë nga çelja e Panairit të Turizmit në Berlin. Kjo ka bërë që operatorët turistikë që do të prezantohen në të, në kuadër të Bashkisë së Sarandës, të gjenden në përgatitjet e fundit për një promovim sa më serioz të destinacionit.

E veçanta e Panairit të Berlinit është statusi i nderit, me të cilin Shqipëria vete në këtë Panair, i cili është i nivelit më të lartë, duke parakaluar edhe Panairin e Londrës.

Kalimi në një stad të ri të zhvillimeve turistike në vend e sidomos në jug, është i lidhur me realitetin e ri që politika qendrore është bërë palë e politikave të turizmit.

Bizneset më përfaqësuese të Sarandës do të jenë të pranishëm fizikisht dhe profesionalisht në Berlin dhe përgatitjet e koordinuara vlerësohen në nivelin më të lartë, ku përparësi merr vizibiliteti dhe inovacioni në prezantim.

Në Panairin e Berlinit të një viti më parë, prezantimi i vendit tonë, ka qenë shumë i vlerësuar. Kjo është kthyer në përgjegjësi më të lartë dhe angazhim më të madh për performancën e Panairit të Berlinit 2025. Prandaj ditët e mbetura deri më 3 mars, në Sarandë po përdoren për të përsosur përpunimin e fundit të detajeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *