Rama tregon kur shpërndahet bonusi i pensionistëve
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bonusi për pensionistët do të shpërndahet gjatë pranverës, por pa specifikuar një datë të saktë.
Në rubrikën e tij ‘Sy m’sy’, ai bëri të ditur se fondet për bonusin tashmë janë depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohen në periudhën e pranverës.
“Unë nuk kam thënë kurrë që bonusi i pensionistëve jepet në shkurt, kam thënë kemi një bonus pranvere. Nuk ka nevojë të ta them unë se kur fillon pranvera, pyet dhe ta thonë. Bonusi është depozituar në BSH dhe do të lëvrohet në pranverë”, tha Rama.
Për këtë çështje, kryeministri nuk dha detaje të mëtejshme mbi një afat të saktë të shpërndarjes, duke lënë hapësirë për interpretim mbi kohën e saktë të ekzekutimit të pagesave.