“Primaret”, Manjola Nikollo nis fushatën para Ina Zhupës: Dua të përfaqësoj Sarandën, Delvinën,Konispolin dhe Finiqin, ne parlament

Manjola Nikollo ka nisur fushaten per te marre mbeshtetjen e demokrateve te Sarandes, ne garen e saj per primare.

Ish kryetarja e deges se PD Sarande ka bere nje status ne rrjete sociale ku ka kerkuar mbeshtetjen e tyre per ti perfaqesuar ne parlament.

Nikollo pritet te kete nje gare te forte perballe deputetes akutale qe perfaqeson Saranden, Ina Zhupen.

Mbetet per tu pare se cila nga keto te dyja do te kete me shume mbeshtetje nga demokratete e Sarandes.

POSTIMI I MANJOLA NIKOLLOS.

Të dashur demokratë!
Fushata për procesin e primareve brenda forcës sonë politikë, po futet në javën e fundit të saj. Takimet dhe komunikimet e mia me ju, edhe pse skanë rreshtur kurrë gjatë angazhimit tim disa vjecar, në këte fushatë më kanë dhuruar një emocion të vecantë. Është emocioni që na ka kapluar të gjithë, në pritje të datës historike, 11 majit të fitores sonë.
Të nderuar bashkëluftëtarë të sakrificave!
Angazhimi im politik ka nisur herët, por një nga momentet më domethënëse ka qenë drejtimi i Lidhjes Demokratike të Gruas në Sarandë për 11 vite (2011-2022). Në 2013, pata nderin të jem kandidate për deputete në Qarkun e Vlorës, një sfidë që më bëri edhe më të vendosur në betejën për një Shqipëri më të drejtë.
Kam qenë në vijën e parë të rithemelimit të Partisë Demokratike, duke organizuar dhe forcuar strukturat e saj.
Demokratet më besuan dy herë drejtimin e Partisë Demokratike në Sarandë, falë parimit demokratik “një anëtar, një votë”.
Puna ime profesionale dhe angazhimi qytetar më kanë dhënë mundësinë të ndihmoj shumë njerëz dhe të fitoj respektin e bashkëqytetarëve të mi.
Vij nga një familje intelektualësh dhe sot, si nënë e dy vajzave, bashkëshorte dhe qytetare aktive, besoj se vlerat e familjes, ndershmëria dhe përkushtimi janë shtylla kryesore mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e drejtë.
Asnjëherë nuk kam heshtur përballë padrejtësisë!
Shqipëria sot ndodhet përballë një rreziku real nga sekti i Rilindjes, i cili po shkatërron çdo shpresë dhe po nëpërkëmb dinjitetin e qytetarëve. Nëse nuk reagojmë tani, nesër do të jemi ose emigrantët e radhës, ose të huaj në shtëpitë tona!
Prandaj, sot unë e shpreh me plot forcë angazhimin tim: Dua t’ju përfaqësoj ju në listën shumëmërore të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit 2025 për Qarkun Vlorë!
Nuk e shoh këtë si një betejë personale, por si një detyrë patriotike. Asnjëherë nuk u kam bërë sfidave bisht dhe nuk do të ndalem as tani.
Dua të përfaqësoj Sarandën, Delvinën,Konispolin dhe Finiqin, qytetet e zemrës sime, dhe të mbaj mbi supe sfidën e çdo qytetari që kërkon një të ardhme më të mirë. Unë dua ju si bashkëudhëtarët e mi!
Rroftë Shqipëria!
Rroftë Partia Demokratike!