Ish-gjyqtari i Sarandës, vjehrri i Adriatik Lapajt, akuzohet për korrupsion – ende asnjë reagim nga Alltun Çela
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, është vënë nën akuzë për korrupsion nga deputeti Agron Shehaj.
Në një denoncim publik, Shehaj ka ngritur akuza të rënda ndaj Çelës, duke e lidhur atë me afera korruptive gjatë kohës që ushtronte detyrën në sistemin e drejtësisë.
Pavarësisht këtyre akuzave, Alltun Çela nuk ka dhënë ende asnjë reagim, çka mund të nënkuptojë se pretendimet e Shehajt kanë një bazë të vërtetë.
Mungesa e një qëndrimi nga ana e tij ka ngritur dyshime të mëtejshme në opinionin publik.
Çela është gjithashtu i njohur si vjehrri i Adriatik Lapajt, i cili kohët e fundit është bërë një figurë e njohur në debatet politike dhe publike në vend.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ish-gjyqtari do të thyejë heshtjen dhe të japë versionin e tij mbi akuzat e bëra ndaj tij.