Hotele, resorte, dhe nën/stacione elektrike, ja lejet për ndërtime që KKT miratoi për Sarandën
Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar këtë javë disa leje ndërtimi për hotele e resorte që do të ndërtohen në territorin e bashkisë së Sarandë.
Gjithashtu është miratuar dhe leja për ndërtimin e një nën/stacioni elektrik me vendndodhje në Piqeras.
Më poshtë vendimet e plota të KKT te sigurara nga Sarandanews.com.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel 6 kate mbi tokë me pishinë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Taulant Veliaj.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ksamil Seaside Resort and Residential “The Mirrors”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Premium Finance Invest” sh.p.k
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë turistike me 1, 4 dhe 5 kate mbi tokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Rrugën “Sarandë-Butrint”, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Ilir Hodaj.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë turistike me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Sarandë-Butrint”, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Karolina Janina” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë me funksion miks, banim, hoteleri dhe shërbime 7 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Z. Adim Dema dhe Z. Joani Muço.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi hotel me 8 kate mbi tokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Salaez” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel “Port Side” me 2-5 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”, me zhvillues Z. Frederik Haderi dhe Znj. Fatmira Haderi.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi dhe shërbimi 6 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues Znj. Blerina Sejko.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i nën/stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Xarrë, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i nën/stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Piqeras, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a