Fjalimi i Erigers Hamitit në Athinë kthehet në fiasko: Të qeshura, injorim dhe largime nga salla

Gjatë një takimi të organizuar në Athinë me disa militantë të Partisë Demokratike, kryetari i degës së PD Delvinë, Erigers Hamiti, mbajti një fjalim të shkurtër që synonte të forconte lidhjet mes diasporës dhe strukturave të partisë në Shqipëri. Megjithatë, ajo që ra në sy gjatë këtij eventi ishte atmosfera e tensionuar dhe mungesa e vëmendjes ndaj Hamitit.

Ndërsa kryetari i degës së PD Delvinë mundohej të përcillte mesazhin e tij, në sallë u dëgjuan të qeshura dhe shenja të hapura injorimi nga të pranishmit. Disa pjesëmarrës u panë duke biseduar mes tyre, ndërsa të tjerë lanë sallën përpara përfundimit të fjalimit të Hamitit, duke reflektuar një klimë të qartë pakënaqësie dhe mosinteresimi.

Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje mbi mbështetjen që gëzon Hamiti brenda radhëve të PD-së në diasporë dhe për aftësinë e tij për të bashkuar strukturat e partisë në këtë periudhë të rëndësishme politike. Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Hamitit apo drejtuesve të tjerë të PD-së lidhur me këtë incident.

Takimi në Athinë ishte menduar si një hap për të forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin mes PD-së dhe mbështetësve të saj jashtë vendit, por duket se ka përfunduar duke nxjerrë në pah ndasi dhe pakënaqësi që ende ekzistojnë brenda radhëve të partisë./Sarandanews.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *