EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i ASHK Sarandë, Eugen Prifti – Zëvendësohet nga Ilir Çibuku

Sarandë – Drejtori i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) në Sarandë, Eugen Prifti, është shkarkuar nga detyra.

Sarandanews.com ka mësuar se në vend të tij është emëruar Ilir Çibuku, i cili ka marrë sot zyrtarisht detyrën.

Çibuku ka mbajtur më parë postin e Shefit të Legalizimeve në Drejtorinë e Kadastrës në Fier dhe tashmë do të drejtojë institucionin në Sarandë.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë ndryshimesh do të sjellë ky emërimi i ri në krye të Kadastrës së Sarandës.