Arrestohen dy shofere në Sarandë, drejtonin makinat në gjendje të dehur

Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Sarandës kanë vënë në pranga dy shtetas të cilët u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Të arrestuarit janë:

  • D. S., 30 vjeç, banues në Itali, i cili u konstatua nga policia teksa drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
  • A. Ç., 50 vjeç, banues në Sarandë, i cili gjithashtu u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet për të dy rastet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Policia Rrugore vijon kontrollet intensive për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë rrugore.