Anila Denaj në Çukë: Mbështetje për Investimet dhe zhvillimin e turizmit rural

Deputetja e Partisë Socialiste për Sarandën, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë në fshatin Çukë, ku u prit me ngrohtësi nga familja Papa, një prej familjeve më të hershme të zonës. Gjatë kësaj vizite, Denaj ndau një kafe mëngjesi me ta dhe diskutoi për potencialin e madh që Çuka ka në zhvillimin e turizmit rural.

Denaj theksoi rëndësinë e mbështetjes për investimet nga fëmijët e diasporës që kërkojnë të kontribuojnë në vendlindjen e tyre. Ajo vuri në dukje se me përmirësimet që po bëhen në sistemin e ujësjellësit dhe stacionin elektrik të zonës, do të jepet një zgjidhje e qëndrueshme për problemet infrastrukturore që kanë penguar zhvillimin e mëtejshëm të Çukës.

Kafen e mëngjesit sot në shtëpinë e Stavri dhe Poliksen Papa, një nga familjet më të hershme në 📍Çukë, Bashkia e Sarandës

Zona me potencial te madh te zhvillimit te turizmit rural dhe me mundesi investimi nga femijet qe jetojne ne emigracion e po kerkojne mbeshtetje per te vijuar investimeve ne vendlindjen e tyre.

Me nderhyrjet ne sistemin e ujesjellesit dhe te stacionit elektrik ne zonen e Cukes japim nje zgjidhje te problemeve te zones.”, shkruan Denaj.

Kjo vizitë vjen si pjesë e angazhimit të Denajt për të inkurajuar investimet lokale dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë rurale në bashkinë e Sarandës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *