Agroturizëm “Mesopotam” në Finiq, Denaj: Destinacione për turistët, mbështesin ekonominë rurale
Qeveria shqiptare ka një vëmendje të shtuar ndaj zhvillimit të agroturizmeve, duke nxitur shtimin e tyre përmes lehtësirave fiskale.
Agroturizëm “Mesopotam” në Finiq është një tjetër destinacion për vizitorët vendas dhe turistët e huaj që duan të shijojnë natyrën dhe produktet bio.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjetet sociale një video nga agroturizmi “Mesopotam”, i cili “mes pamjeve mahnitëse të peizazhit natyror dhe qetësisë absolute, ofron një përvojë kulinarie me shijet autentike të produkteve Made in Albania”.
“Një destinacion që mirëpret turistë vendas e të huaj, por edhe mbështet ekonominë rurale, ruan trashëgiminë kulturore dhe fuqizon zinxhirin e vlerës duke bashkëpunuar ngushtë me fermerët e zonës”, shkruan ministrja.
Transformimi i zonave rurale në peizazhe atraktive, ka nxitur krijimin e agroturizmit si një model të ri të zhvillimit rural në Shqipëri.
Programi i qeverisë për bujqësinë ka në fokus të zhvillojë fshatin dhe turizmin rural nëpërmjet mekanizmave mbështetës, për rritjen e aktiviteteve agroturistike dhe bujtinave, që janë bërë atraksione me interes të veçantë për vizitorët dhe turistët e shumtë që i frekuentojnë ato në çdo stinë të vitit.