Zhupa: Porti i Peshkimit në Sarandë në gjendje të mjerueshme, papërgjeshmëri institucionale!
Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë takimeve me peshkatarët në Sarandë, ka sjellë pamjet nga gjendja ku është lënë Porti i Peshkimit në Sarandë.
Ligjvënësja demokrate, rendit një serë problematikash që vihen re në port, duke fajësuar për gjendjen e mjerueshme të Portit të Peshkimit, papërgjeshmërinë e institucioneve.
Zhupa i është drejtuar Ministres së Bujqësisë dhe deputetes së Sarandës njëkohësisht, Anila Denaj, duke u kujtuar atyre, se shkojnë te peshkatarët vetëm për takime elektorale, pasi në këto vite nuk kanë bërë asgjë për ta.