Tik Lapaj kalon në delir: Do i shpartalloj të gjithë në zgjedhje

Adriatik Lapaj ka zbuluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, sloganin me të cilin lëvizja “Shqipëria bëhet” do të hyjë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

“Shqipëria bëhet”, u përgjigj Lapaj duke shtuar më tej se kauza e tij për të ndërtuar një vend të denjë për qytetarët, e ka amanet nga të parët e tij, që kanë luftuar për çlirimin e Shqipërisë.

“A ka slogan më kuptimplotë se Shqipëria bëhet, ka koncept më të thellë, më të ndershëm, më të dëlirë se Shqipëria bëhet. Ka koncept dhe mbajtje amaneti më të madhe që ne të bëjmë atë që nisën stërgjyshërit tanë dhe që nuk është bërë dot rrugës, është bërë lëmsh rrugës. Unë e kam amanet nga të parët e mi, e kam gjak që është derdhur për të bërë një vend që nuk duhet ta gëzojnë zabërhanët sot. Nuk e kam unë punë karriere. E kam amanet të 5 dëshmorëve të atdheut që kam në familje”, u shpreh Lapaj në vijim, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

Ai nuk u ndal aty, pasi ripërsëriti bastin e tij duke hedhur topin në fushën e politikanëve të vjetër, si Edi Rama dhe Sali Berisha, teksa u kërkoi të dakordësojnë të gjithë së bashku hapjen e garës.

Por, siç Lapaj tha edhe pse do të tërhiqet 15 vite nga funksionet publike dhe politika në këmbim të listave të hapura, ai në moshën 50 vjeçare do të rikthehet për t’i shpartalluar të gjithë të tjerët.

“U kam thënë të gjithëve, hajdeni këtu, 15 vite tërhiqet Adriatik Lapaj nga çdo funksion publik, sot me deklaratë noteriale ku të doni, në televizor me noter. 15 vit tërhiqem unë. Hajde të bëjmë reformimin këtu dhe të hapim garën dhe të vijnë djem e vajza e të garojnë aty. Tërhiqem unë. Do vij më pas kur të jem 50 vjeç dhe do tu shpartalloj 50 vjeç u kam thënë. Po hajde ta bëjmë”, deklaroi Lapaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *