Sportelet e postës së Sarandës: 12 orë shërbim dedikuar qytetarëve
Nga Thoma Nika
Në kushtet kur qindra shërbime merren online, në filialin e postës së Sarandës, çdo ditë jepen shërbime në sportel. Shërbehet në mënyrë korrekte, me komunikim të mirë dhe duke marrë sa më pak nga koha e qytetarëve.
Në krye këtij institucioni drejtori Kristo Mallanezo, tregon se ata janë të vetëdijshëm që puna në sektorin postar është trefish i vështirë.
Shërbimi postar i këtij filiali është i shtrirë në më shumë se 12 orë në ditë dhe gjatë gjithë vitit shërbehet sikur të jetë sezon veror.
Qytetarëve u ofrohen rreth 70 shërbime, disa prej tyre kanë ritmikë të përditshme dhe postierët shkojnë deri në familje me pensionet. Nga 22 mijë pensionistë që ka rajoni i Sarandës, 18 mijë trajtohen nga Posta dhe vetëm 4 mijë nga operatorët bankarë.
Shërbime të tjera janë që nga pranimi, përpunimi dhe dërgimi apo shpërndarja e dërgesave, letrave e pakove postare, transaksionet financiare etj
Ky filial, me diçka më shumë se 50 punonjës, mbulon një territor të gjerë, me shërbim nën5 Bashkitë e jugut, nga Konispoli, deri në Borsh, ku përfshihen edhe disa fshatra të Bashkisë Himarë, pra në kufijtë e ish-rrethit të Sarandës.
Drejtori Mallanezo thotë se sapo janë mbyllur bilancet financiare të punës së vitit të kaluar, nga ka rezultuar me tregues domethënës për punën e bërë. Sekreti është se ndjekin çdo ditë dhe çdo orë plotësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, madje me një disiplinë të hekurt.
Para sporteleve të filialit postar të Sarandës, ajo që bie në sy është mungesa e radhës dhe dhënia e shërbimeve brenda disa minutave. Në Postë nuk gjejnë radhë, por gjejnë mikpritje, komunikim të mirë dhe shërbin korrekt, madje duke asistuar njerëzit edhe për shërbime që japin institucione të tjera.
Edhe një pretendim e kanë. Dhe ky është niveli i pagave. Duke qenë pagat më të ultat në sektorin publik, ata thonë se kjo ka sjellë vështirësi në punësimet e reja. Faktori i pagave të ulta ka vështirësuar plotësimin e pozicioneve të lëna bosh nga ata që lëvizin apo dalin në pension.
– Posta- thotë Drejtori Mallanezo- nuk është institucion i preferuar dhe një nga arësyet, janë pagat modste
Të tëra shërbimet në filialin e Postës në Sarandë, jepen edhe në mjedis bashkëkohor dhe në kushte komode, të krijuara nga investimi i kryer në vitet e fundit.