Sarandë, virozat mbushin shtretërit e pediatrisë

Nga 40 deri në 60 vizita në ditë kryhen në këto ditë janari në Pediatrinë e Spitalit “Petro Nako” të Sarandës. Ndërkohë, me shtim të dukshëm rezultojnë edhe shtrimet në spital, kryesisht bebet deri në një vjeç.

Sipas mjekes pediatre Myrvete Jaku, kjo ngarkesë e shtuar virusale, që përkon me stinën e dimrit, ka ardhur kryesisht nga infeksione në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Megjithë këtë ngarkesë, pjesa më e madhe e të sëmurëve janë trajtuar në Pavionin e Pediatrisë. Por nuk kanë munguar edhe rastet kur janë nisur drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar.

Ka ndodhur që mjekëve Pediatër disa simptoma të ekzaminuara te fëmijët e sëmurë, ua ka çuar mendimin edhe te një variant i Covid të mundshëm dhe i tillë ka qenë edhe trajtimi i aplikuar në kushte spitalore apo ambulatore, në shtëpi.
Momentalisht shtretërit e Pediatrisë së Sarandës janë të mbushura, por pa raste të rënda dhe përmirësime të dukshme.

Në Pediatrinë e Sarandës ofrohen shërbime shëndetsore në kushte optimale, pas investimit serioz të kryer kohët e fundit.

Një investim më vete përfaqëson shërbimi që jepet në këtë pavion të dedikuar fëmijëve, nga mjekë të përkushtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *