Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, AMP arreston 8 persona, mes tyre 4 policë! Sekuestrohen 3 pistoleta (EMRAT)
SARANDË – Lidhur me sherrin masive mesnatën e mbrëmshme në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë dhe disa punonjës policie jashtë shërbimit, janë arrestuar 8 persona prej Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Më 02.01.2025, rreth orës 01:30, në fshatin Gjashtë, pranë një restoranti, ndodhi një konflikt fizik mes disa shtetasve, ku u përdorën sende të forta dhe armë zjarri. Dy persona, E. N. dhe A. N., u dëmtuan lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë ngjarjes, punonjësi i policisë A. S. përdori armën e shërbimit. AMP arrestoi 4 punonjës policie dhe 4 shtetas, ndërsa 2 shtetas u ndoqën në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Provat e sekuestruara: 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 celularë.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i AMP-së:
AMP arreston 4 punonjës policie dhe 4 shtetas, 2 shtetas referohen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas shpallen në kërkim
Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:30, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë, pasi në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku nga verifikimet dhe veprimet e kryera, jane identifikuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit.
Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe shtetasit I. N. dhe O. B., të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë I. S., A. S., M. S. dhe E. S., si dhe shtetasit Sh. S., B. Ç., K. Xh., I. D., D. D. dhe K. S.
Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Punonjësit e policisë:
1. A.S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)
2. I.S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë
4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë
Shtetasit:
1. K. S.
2. Sh. S.
3. D. D.
4. K. S.
U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.
Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.