Sarandë, rritet siguria në shkolla nga prania e policisë

Përpara hyrjes për në shkollat 9-vjeçare të Sarandës, sheh të jenë instaluar kangjella metalike, që ndajnë trotuarin nga rruga, për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm. Për të orientuar edhe më mirë lëvizjen e automjeteve, në segmentet e asfaltit përpara objekteve shkollore, janë vendosur konet e sigurisë, në ngjyrë portokalli.

Ndërkohë, ajo që jep më shumë siguri për nxënësit dhe qetësi për prindërit, është prania fizike e e efektivëve të Policisë Bashkiake, me shërbimet e tyre. Sipas Drejtorit të Policisë Bashkiake, Aleksandër Lilo, ata janë me shërbimet e tyre aty, prej mëngjesit deri në mbrëmje të çdo dite mësimi.

Këtë shërbim e bën edhe më të efektshëm komunikimi i vazhdueshëm, disa herë në ditë, me sallën operative të Komisariatit të Policisë.

E gjithë kjo punë përkthehet në siguri nga nxënësit e shkollave “9 Tetori” e “Adem Sheme”, që kanë nga 1200 nxënës secila.

Prania e shërbimeve policore në shkolla është mirëpritur edhe nga familjarët e nxënësve, pasi kjo edhe për ata do të thotë më shumë siguri e qetësi, që janë domosdoshmëri për një proces mësimor të qetë e cilësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *