Sarandë, Oltion Çaçi takon praktikantët e suksesshëm të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, takoi praktikantët e suksesshëm të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Kryetari i Bashkisë Sarandë ka shprehur kënaqësinë për takimin me Aleksandron dhe Florën, dy të rinj të talentuar që u shpallën fitues në thirrjen e IX të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç.

Aleksandro dhe Flora përfunduan me sukses praktikën e tyre 3-mujore pranë Bashkisë Sarandë, duke përfituar përvojë të vlefshme profesionale dhe duke zhvilluar aftësi të reja.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës konsiderohet një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që duan të përgatiten për tregun e punës, duke i ndihmuar ata të hedhin hapa të sigurt drejt karrierës së tyre profesionale.

“Praktika është një mundësi për zhvillim dhe rritje, duke i hapur dyer të reja të ardhmes,” deklaroi kryebashkiaku Oltion Çaçi në këtë takim frymëzues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *