Saranda drejt një të ardhmeje të gjelbër: Takimi me auditin e Programit “Green Destinations”
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Z. Olti Çaçi , mirëpriti sot Z. Thierry Joubert, auditin e Programit “Green Destinations”.
Takimi u fokusua në përpjekjet e bashkisë për të plotësuar kriteret e certifikimit si një destinacion i turizmit të qëndrueshëm.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër për Sarandën,” u shpreh kryetari, duke theksuar përkushtimin për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e një turizmi që respekton natyrën dhe komunitetin lokal.
Certifikimi “Green Destinations” do të përforcojë pozitën e Sarandës si një destinacion atraktiv për turistët që vlerësojnë qëndrueshmërinë dhe bukuritë natyrore të zonës.
Hapat drejt këtij certifikimi pritet të nxisin zhvillimin ekonomik dhe mjedisor të qytetit, duke e bërë atë një model frymëzues për rajonin.