Personazh: 64-vjeçari që sportin e ka stil jete

Nga Thoma Nika

E sigurt është që Çim Beqon do ta shohësh përditë të lëvizë nëpër hapësirën detare të Gjirit të Sarandës, apo te rëra e plazheve poshtë shetitores. Duke bërë vertikale apo pompa, duke bërë not në disa stile, duke u dhënë lopatave mbi kajak e mjete të tjera të sporteve të ujit. Po nuk e pe në det, të shfaqet si papritur majë biçikletës.
Me fizikun plot muskuj, me një veshje shumë të lehtë edhe në palcë të dimrit, me syzet karakteristike dhe duke mbajtur në shpatull papagallin e tij PIKO, aq të njohur nga të gjithë.

Ky është rituali i çdo dite. Jo vetëm në ditët verore apo në ditë diellore, siç janë edhe më të shumtat e janarit të sivjetëm, por edhe kur moti dhe deti egërsohen, kur bie shi apo fryjnë erëra të forta detare.
12 muaj viti, Çim Beqon e ke pranë sporteve të ujit e të tokës. Shumë e thjeshtë arësyeja. Sepse ai thotë që ka një dashuri të pakushtëzuar nga asgjë.
Në vlerësimin e tij, sarandiotët janë me fat që jetojnë në këtë mrekulli, ku mund të bësh sport çdo ditë të vitit.

Ai bën një kombinim të shkëlqyer mes punës dhe marrjes me sport, duke vënë një kufi të artë mes të dyjave. Thotë se merr kënaqësi të merret me punë, ndërkohë që sportin e ka stil jetese

Në këtë Qytet të Turizmit, ka biznese turistike: klinikën Doktor Fish, anijen turistike “Vikingët” dhe Hotel “Porto Eda”, që e ka dhënë me qera.
Ja si është dita e këtij biznesmeni modest të Sarandës, që prioritet nuk ka fitimin, por stilin e jetesës, ku Deti mbetet Kryefjalë.

Thotë se ditën e fillon me një gotë pije të shëndetshme, që e përgatit vetë.

Flet për zhytjen në termus me ujë të akullt në shtëpi, pastaj për ushtrimet në palestrën brenda banesës, për mëngjesin e shëndetshëm kryesisht me fara të ndryshme

Mos prit që Çim Beqon ta shohësh të lëvizë nëpër qytet me makinë. Sepse lëviz sa më pak me automjete, përderisa ka mjete, si: Kajak, sap, stand up.

Zhytjen dhe vozitjen me lloj-lloj mjete sportive të ujit, e ka një nga rutinat dhe nga kënaqësitë e përditshme. Thotë se nuk ka orare fikse, por e gjen kohën për të gjitha, duke e prishur rutinën

E pyesim nëse i ndodh që edhe të sëmuret ky njeri i detit dhe i ushtrimit të sporteve të ujit. E ai pranon se nuk është super njeri. Veçoria e tij është se, falë detit, çdo shqetësim, çdo virus e virozë, e kalon me lehtësi dhe vetëm në këmbë. Sepse ky është avantazhi i të marrit me sport.

Kur e pyet se çfarë dëgjon për këtë histori dashurie që nuk mbaron: me detin, me sportet e ujit e të tokës, ai çmon ata që e admirojnë dhe mbështet ata që kërkojnë asistencën e tij.

– Marr komente pozitive nga njerëzit për këtë jetë të shëndetshme. Ata që më kërkojnë, i asistoj.
A ka ai një vështirimi kritik edhe për ata të rinj që u rrinë larg sporteve dhe sporti i vetëm i tyre është të vrasin kohën në kafe?

– Është për të ardhur keq që një pjesë kanë përparësi rehatin. Ne nuk jemi makina, jemi njerë ëz dhe kemi nevojë edhe për kafe, problemi është çfarë përparësi vendosim- shprehet ai.

– Ta ruajmë shëndetin, përpara se ta humbasim- është qasja e tij.

Sipas tij, ka kohë për të gjitha dhe porosit që të bëhet kujdes me ushqimet e presuara, sidomos me sheqerin, që Çimi e klasifikon ndër drogat e lejuara.
Fiziku i tij i bronxuar nga deti dhe plot muskuj nga ushtrimi i sporteve, i fsheh thellë nën lëkurë vitet. Po ai nuk e ka problem ta thotë se këtë verë prek 64 vite, ndërkohë që e rëndësishme për Çim Beqon nuk është sa shkruhet, por sa ndjehet. E ai e thotë me zë të plotë se ndjehet si 20.

Këtu e ndihmon efhe pëqimi për humorin dhe për jetën sportive, përdor fb, ku shpesh publikon ushtrime matematikore, sepse hap sytë me dfidën për të zgjuar nga gjumi edhe trurin.
64 vjeçari Shkëlqim Beqo thotë se ka disa motive që e udhëheqin në jetë,

“Nëse do të jesh i lumtur ji”-thotë ai, duje cituar thënien e kençur angleze. Në palestër thotë se ka vënë të shkruar thënien tjetër filozofike: “Trupi është i vetmi vend ku ti jeton, kujdesu për të”. Dhe kurrë mos bëj keq-shton ai. – Atë që nuk do doje të ta bënin, mos e bëj.

Ky është modeli atipik që jep Shkëlqim Beqo i Sarandës, si kontributor në zhvillimet turistike të Qytetit të Turizmit, që sportet e ujit e të tokës i ka stil jetese dhe ku ka një zë edhe si qenie sociale dhe si qytetar i paqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *