Pamjet me dron, dëmet nga çarja e murit të ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Na është bërë gjëma, lekët e një jetë shkuan në det
Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet e dëmeve të mëdha që janë shkaktuar tek banorët e fshatit Bunec pas shembjes së murit të ujëmbledhësit të Hec Sasaj.
Katastrofë, s’prisnim të çahej depoja, shpëtuam kokën se për pak na mori përpara.
Shpëtuam kokën se për një minutë mund të na kishte zënë brenda’
Duam dëmshpërblim se na është bërë gjëma! Lekët e një jetë shkuan në det” thotë një tjetër banore.
Muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec që u shemb 2 ditë më parë, kishte 15 mijë metra kub ujë.
Dëmtimi i digës dhe shembja e murit të ujëmbledhësit në HEC Sasaj, në Bunec të Himarës, ka çuar nën akuzë administratorin e kompanisë për shkatërrim të pronës, kurse KLSH mësohet se ka nisur auditimin ne terren dhe të dokumentacionit, jo vetëm për firmën, por edhe për institucionet përgjegjëse për kontrollin fizik dhe teknik të veprës në fjalë.
Një ditë pas çarjes së basenit të hidrocentralit “Sasaj” dhe dëmeve materiale në rrugë e biznese, policia e Himarës nisi hetimet ndaj administratorit të hidrocentralit, Vangjel Ngjelo.
68-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Po kështu kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin në kompaninë, “Energo-Sas” në pronësi të Vasil Gjikës.