Moti i keq, rënie të gurëve në aksin Qeparo-Kuç dhe Himarë-Vuno

Nga reshjet e shiut ditën e sotme ka patur rënie të gurëve në aksin Qeparo-Kuç dhe Himarë-Vuno. Mësohet se punonjësit janë në terren duke pastruar dhe vënë në funksion akset e të dyja rrugëve.

Mëngjesi i kësaj të hëne Vlorën e ka gjetur më të qetë krahasuar me një ditë më parë. Aktualisht akset që deri në orët e vona të mbrëmjes notonin nën ujë, sot janë totalisht të kalueshme.

Sipas raportimeve nuk ka prezencë të ujit në aksin e Albano dhe Rominës, në rrugën “Kosova”, si dhe në zonën pranë bibliotekës së Vlorës

Ndërkohë kanë zbritur edhe trupat, mjetet e ushtrisë të cilët po pastrojnë zonat problematike. Probleme mbetet hyrja e By-passit të Vlorës. Ushtarët po pastrojnë kanalin kullues, kryesor të Vlorës i cili sërish përmbyti qytetin. Gjithashtu zonat po pastrohen nga balta dhe mbeturinat e shumta.

Edhe mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që kanë qenë të pezulluara kanë nisur aktivitetin e tyre. Trageti është në radë.