Ina Zhupa nuk u ndahet takimeve nëpër kafe: Këta të 8-të të rinj ketu e kanë në dorë fitoren tonë

Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa, duket se në prag të nisjes se fushatës elektorale ka vendosur që takimet e para ti zhvillojë në kushte të rehatshme, nëpër kafene.

Sot ajo ka mbledhur në një nga kafet e Sarandës tetë të rinj të FRPD Sarandë, teksa shkruan:

“Bashkë me kryetarin e FRPD Sarandë, Aleksandër Cobani në një bisedë miqësore me të rinjtë e Sarandës që studiojnë në Tiranë.

Te rinia kemi dorëzuar fushatën dhe fitoren e Partisë Demokratike.

Strategjitë e reja të komunikimit dhe vota e miqve të tyre që janë larguar nga vendi ishin temat kryesore të bisedës”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *