FOTO/ Sherri me sende të forta në Sarandë, këta janë tre vëllezërit policë të përfshirë
Keta jane 3 efektivet që ishin pjesë e një sherri në Sarandë.
12 persona u përfshinë në sherr masiv pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, mes tyre 4 janë punonjës policie jashtë shërbimit. 3 prej tyre rezultojnë vëllezër.
Efektivët të cilët kanë marrë pjesë në përplasje dyshohet të jenë Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë, Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, të dy efektivë të Policisë Kufitare Sarandë, Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë (këta 3 të fundit vëllezër).
Gazetari Limos Didani ka siguruar foton e 3 vëllezërve, Kidi Sulejmani, Alvaro Sulejmani dhe Redi Sulejmani.
Sipas dëshmive paraprake, pjesëtarë të fisit Sulejmani kishin marrë një makinë me qira tek dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi dhe se konflikti ka nisur për detyrimin e qiramarrjes së automjetit.
Anëtarë e fisit Sulejmani që kishin marrë makinën me qira, të shoqëruar nga 4 efektivët e sipërpërmendur, thuhet se kanë shkuar te shtëpia e dy vëllezërve ku janë konfliktuar me grushte dhe sende të forta.