Bledi Çuçi dhe Besmir Veliu në Athinë: Hapet zyra për regjistrimin e votuesve jashtë vendit
Në Atikën Veriore, në Athinë, është hapur një zyrë e re për regjistrimin e votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Në këtë zyrë, qytetarët e qarkut Vlorë dhe gjithë të interesuarit mund të marrin ndihmën e nevojshme për t’u regjistruar në mënyrë korrekte në sistemin e KQZ-së.
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi, ka theksuar rëndësinë e këtij procesi historik dhe ka inkurajuar qytetarët që të përfitojnë nga asistenca e ofruar në këto zyra. Për ata që nuk mund të kryejnë regjistrimin vetë online, ofrohet mbështetje e plotë për të lehtësuar çdo hap të procesit.
“Njerëzit tanë janë në dispozicion për të orientuar votuesit dhe për të garantuar që çdo qytetar të ketë mundësinë të marrë pjesë në këtë proces historik,” deklaroi Çuçi.
🔗 #PS2030 për #Shqipërinë2030 🇦🇱🇪🇺
➡️ #VetëmPërpara
🇦🇱 #KrenarpërShqipërinë