Shoqata kulturore “Jehona” në Stockholm dhurata fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla” në Sarandë.

Nga Shpresa Dine & Vladimir Kodhelaj

Dhurata të personalizuara për secilin prej fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla” në Sarandë ishin ato të përgatitura enkas nga Shoqata Kulturore “Jehona” me qendër në Stokholm të Suedisë. Dhuratat për të 24 fëmijët u dërguan me autobusin e linjës Stokholm – Tiranë, ku atje u morën nga drejtori.

Drejtori Arjan Hasipi falënderoi organizatorët për dhuratat e përgatitura për këta fëmijë.
Ideja e pakove dhuratë për këta fëmijë erdhi nga familja Miftari (Kujtim dhe Fehime) në Stokholm. U morën fillimisht të dhënat për secilin prej fëmijëve.

Propozimi për dhuratat u postua te faqja e shoqatës në FB. Reagimi nga familjet ishte i menjehershem dhe për 24 orë u plotësuan 24 dhurata për të 24 fëmijët e jetimores .

Secila familje shqiptare në Stokholm përgatiti një dhuratë, do e mbyllte vetë. Madje njeri prej fëmijëve shkroi edhe një kartolinë urimi për këta femijë në Sarandë.

Shoqata Kulturore “Jehon” në Stokholm të Suedisë u krjua ne shkurt të 2024.

Aktiviteti saj është me fokus kryesor promovimi i traditave shqiptare, ruajtja dhe mësimi i gjuhës shqipe tek fëmijët e komunitetit Shqiptar në Suedi, kryesisht ne Stockholm. Çdo të shtunë organizohet mësim i gjuhës shqipe falas.

Momenti i filmuar këtu në Sarandë kur këta fëmijë marrin dhuratat e ardhura nga Stokholmi është ndjekur edhe nga anëtarët e Shoqatës “ Jehona” në Stokholm të Suedisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *