Sarandë: Ndërmarrja e Shërbimeve në terren për garantimin e normalitetit

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Caci, ka njoftuar se ekipi i Ndërmarrjes së Shërbimeve është në terren, duke kryer ndërhyrjet e nevojshme për të garantuar normalitetin dhe për të shmangur çdo problematikë.

Pavarësisht reshjeve të fundit, strukturat përgjegjëse po punojnë me intensitet për të siguruar mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shërbimeve në qytet.

“Ekipi i Ndërmarrjes së Shërbimeve 🌧️ në terren, duke kryer ndërhyrjet e nevojshme për të garantuar normalitetin ✅ dhe shmangur çdo problematikë”, shkruan Caci.

Qytetarët janë të ftuar të bashkëpunojnë duke raportuar çdo problematikë në linjat e hapura të komunikimit të bashkisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *