“Rinia në krye të fitores”, deputetja e Sarandës pozon me Kryetarët që drejtojnë Degët e Himarës dhe Delvinës
Deputetja e Sarandës ka vlerësuar lidershipin e ri në qarkun e Vlorës, duke theksuar rolin e dy prej kryetarëve më të rinj në moshë në të gjithë Shqipërinë. Afrovita Dhimojani, kryetare e degës së Himarës, dhe Erigers Hamiti, kryetar i degës së Delvinës, janë vetëm 35 vjeç, por sjellin një kombinim të përvojës politike, energjisë dhe pasionit drejt fitores.
“Të dy, me motivim dhe devotshmëri, po drejtojnë dy degë të rëndësishme të qarkut, duke treguar përkushtim të jashtëzakonshëm,” u shpreh deputetja, duke theksuar rëndësinë e rinisë në përgatitjen për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
Përveç tyre, deputetja ka përshëndetur edhe kryetarët e tjerë të degëve të qarkut Vlorë, përfshirë Atirdin, Leonardin, Manjolën, Shpëtimin dhe Farudinin, duke i konsideruar ata shembuj të një ekipi aktiv dhe të bashkuar.
Mesazhi përmbyllet me optimizmin për një fitore të ardhshme në zgjedhjet e 2025-ës, duke vënë theksin tek angazhimi i të gjithë strukturave për një rezultat të suksesshëm.