Rama: Dhjetori i festave në Sarandë

Edhe qyteti bregdetar i Sarandës ka ndezur dritat e festave, duke sjellë atmosferën e magjisë së fundvitit.

“Dhjetori i festave në Sarandë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në postimin e tij në Facebook, duke ndarë pamjet e festimeve në qendër të qytetit dhe momentin kulmor të ndezjes së dritave të bredhin gjigant të vendosur në sheshin qendror të shëtitores së Sarandës.

Kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Oltion Çaçi, i shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i qarkut Vlorë i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi iu bashkuan skenës magjike, ku fëmijët dhe muzika sollën atmosferën festive plot gëzim dhe dashuri.

Çaçi bashkë me fëmijët bënë numërimin mbrapsht nga dhjeta te numri një duke shenjuar momentin kulmor të ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në qytetin bregdetar.

Fëmijë dhe qytetarë u mbldhën në sheshin qendror të qytetit të Sarandës, duke festuar ndezjen e dritave shumëngjyrëshe si dhe duke shijuar shfaqjen me këngë e kërcime. Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës dhe këtë vit ka risi që mbeten për t’u zbuluar si nga banorët, ashtu edhe turistët e shumtë që vizitojnë këtë qytet bregdetar në çdo periudhë të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *