Ksamil, policia bashkiake prish kioskën e ndërtuar pa leje gjatë natës

Policia Bashkiake Sarandë ka zhvilluar një tjetër operacion mëngjesin e sotëm për prishjen e një kioske të vendosur në mënyrë të paligjshme gjatë natës në Ksamil.

Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me strukturat e IVMT Bashkia Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë. Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë asistuar në prishjen e kësaj strukture dhe lirimin e hapësirës.

Për rastin është referuar dokumenti përkatës në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *