Konstituohet grupi i punës i PD-së për qarkun Vlorë
Ditën e djeshme, në Selinë e Partisë Demokratike Vlorë, u organizua takimi i konstituimit të Grupit të Punës për Qarkun e Vlorës.
Në këtë mbledhje u diskutuan çështje në lidhje me mbarëvajtjen e fushatës së 2025.
Gjatë fjalës së tij,drejtuesi politik i Qarkut Vlorë z.Bujar Leskaj,theksoi se Partia Demokratike ngelet partia e alternativës, duke i dhënë tonin rëndësisë që ka prezantimi dhe hartimi i programit të Partisë Demokratike, duke e kthyer në aksionin e tyre parësor në fushatën e 2025.
Mbas diskutimeve, u miratua plani i veprimit e aksionit të muajit Janar.