EMRAT/ Sherr fizik mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:00 në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol.
Burime bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë të paktën 6 persona. Prej tyre ka pasur edhe të plagosur.
Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim 3-4 persona por 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës kanë qenë të plagosur më rëndë. Ata kanë të çara 3-4 cm në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mësohet se janë shoqëruar 4 persona të cilët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.