Delvinjoti Ardi Veliu me mision të ri në qarkun Vlorë, do mbledhë vota për PS-në

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është prezantuar disa ditë më parë në Vlorë si një nga koordinatorët elektoralë të PS-së.

Veliu do të jetë krah ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili do të kandidojë për deputet në qytetin e Vlorës. Prezantimin e Veliut e ka bërë vetë ministri Vëngu në takim me organizatat socialiste.

Kujtojmë se Ardi Veliu ka mbajtur pozicione të larta drejtuese si kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, zv.ministër i Infrastrukturës, ndërkohë që së fundi është emëruar nga Rama në krye të kompanisë së re shtetërore që do të drejtojë prodhimin e armatimit në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *