Bujar Leskaj takim me strukturat e PD Sarandë: Ja çfarë u vendos
Ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike Sarandë u zhvillu një mbledhje me kryetarët dhe sekretaret politik te degëve në Qarkun e Vlorës.
Në postimin e tij drejtuesi politik i qarkut Vlorë Bujar Leskaj shkruan:
“Falenderoj drejtuesit e degëve për punën e deritanishme zj.Manjola Nikollo, Atird Hoxha, Erigers Hamiti, Shpetim Iljazi dhe Farudin Lame,sekretari politik PD Vlorë Nada Meçorrapaj, nënkryetari PD Vlorë Hysni Sharra si dhe dy nënkryetarët e degës se Sarandës Anila Lejmoni, Shpetim Ahmeti dhe sekretarin politik Ibrahim Bajrami.
Pikat kryesore të diskutimit ishin; organizimi i strukturave për cdo degë si dhe vota e diaspores për Qarkun Vlorë.
Duhet shumë punë, organizim, aksion e përballje me mbetjet e pariciklueshme të pushtetit të korruptuar, ku mbizoteron krimi.
Na duhet mbështetja e gjithë demokratëve dhe shqiptarëve kudo ku ndodhen jashtë kufijve të atdheut te tyre.
Ne jemi të angazhuar për t’i dhënë atyre besim e munguar nga keqqeverisja në gjithë këto vite të vështira për vendin.
Partia Demokratike do të jetë një alternativë të vërtetë që do drejtojë Shqipërinë dhe do të ringjall shpresën për të rinjtë e të rejat ,që po braktisin cdo ditë vendin e tyre!”, shkruan Bujar Leskaj.