Bletërritësi nga Delvina kujdeset për 500 koshere me bletë
E ka zanatin e bletërritësit jo vetëm trashëgimi nga familja e tij por tashmë edhe pasionin e tij të jetës. Ky është 73 vjeçari Beqir Feruzi nga Delvina i cili mësoj që në një moshë fare të vogël se si të përkujdeset për bletët. Sot ai ka mbi 500 koshere në këtë zonë për të cilat kujdeset çdo ditë dhe fal dashurisë që ka për to mendon ti shtoj.
Bletërritësi i vjetër nxjerr prej bletëve jo vetëm mjaltin por edhe produkte të tjera për të cilat kërkesat janë të shumta për shkak se janë edhe kurative për trajtime të ndryshme.
73 vjeçari Feruzi zanatin e bletërritësit e ka trashëguar edhe tek djali i tij, ai u bënë thirrje të rinjve ti drejtohen këtij zanati dhe të mos e braktisin vendin e tyre për tu larguar në emigrim.