Krimi me dy të vdekur në Konispol, Policia heton një tjetër pistë: A ka gisht djali edhe në vrasjen e nënës?
Zbardhen të tjera detaje rreth krimit të rëndë, me dy të vdekur në Konispol.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Shalës.
Pavarësisht dyshimeve të para, ku u tha se Huso Islamaj vrau gruan e tij me sëpatë, shtetasen Shano Islamaj, dhë pas konfliktit me djalin e tij, u rrëzua nga shkallët dhe për pasojë humbi jetën, policia hedh dyshime dhe për një tjetër version.
Duke iu referuar burimeve hetimore, policia po heton dhe djalin e çiftit, shtetasin Klement Islamaj, pasi nuk përjashtohet që mund t’i ketë vrarë prindërit.
E moshuara, sipas policisë, humbi jetën nga goditja më sëpatë, ndërsa 69-vjeçari pas rrëzimit nga shkallët. Aktualisht, trupat e pajetë të burrë e grua ndodhen ende në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk janë transportuar në morgun e spitalit të Sarandës.
Sakaq, 40-vjeçari, i cili jetonte bashkë me prindërit, gruan dhe dy fëmijët e tyre, aktualisht është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, mbi detajet e ngjarjes.