I dehur në timon dhe kundërshtoi efektivët e policisë, arrestohet 26-vjeçari turk në Sarandë
Policia në Sarandë ka vënë në pranga një 26 vjeçar, banues në Turqi, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Pas ndalimit, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës.
“Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin turk Z. G., 26 vjeç, banues në Turqi, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.