Gjikuria i bindur: Unë do të jem kryetari i ardhshëm i Himarës
Kandidati i PD-së, Petro Gjikuria ka shprehur bindjen se do të fitojë zgjedhjet e Bashkisë Himarë, teksa u shpreh se “unë do të jem kryetari i ardhshëm”.
Petro Gjikuria, pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, u shpreh se sot është ditë feste dhe e demokracisë.
Ai u bëri thirrje himarjotëve që t’i drejtohen qendrave të votimit, duke theksuar “të fitojë më i miri”.
Pyetje: Nëse nuk do të arrini të fitoni do të pranoni kërkesën e Vangjel Tavos për t’u bërë nënkryetar Bashkie, apo do të shkoni drejt SHBA-ve?
Petro Gjikuria: Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë e votimit dhe të fitojë më i miri. Se çfarë do të bëhet ditën e nesërme do ta dimë të hënë. Mos të fillojmë me pyetje të tilla sikur kemi ngrënë limona që me mëngjes, unë do të jem kryetari i ardhshëm i bashkisë Himarë.
Keni një qëndrim lidhur me problemet me ID?
Petro Gjikuria: Vitin e kaluar njerëzit u lejuan të votojnë me karta të skaduara kurse këtë herë nuk u lanë të votoni, Ky është problem, socialistët u dhanë kartat brenda 24 orëve kurse anës tjetër u thoshin për 2 javë. Është anshmëri, nuk do të ndikojë në rezultat. Do të jetë një rezultat i mirë , koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të fitojë.
Një javë fushatë na lanë, gjatë këtyre ditëve që na lanë kam bredhur fshat më fshat, nuk ishte problemi kartave, vitin e kaluar i kanë lejuar.
Nëse të thonë në Bashki për 2 javë hajde të marrësh kartën nuk është kohë e mjaftueshme.
Këtu i bëjnë ligjet si të duan vetë. Llogarisin numrat dhe i nxjerrin ligjet si të duan.