Fitoi Himarën, Rama zgjedh videon e veçantë për të uruar Vangjel Tavon: Ata që punojnë në Greqi, tani të kthehen se marrin më shumë këtu
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një video të animuar së bashku me Vangjel Tavon për ta uruar atë për fitoren që ai e quan spektakolare në zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë.
Kreu i qeverisë shpreh edhe njëherë angazhimin se Himara do të kthehet shumë shpejt në një prej destinacioneve më të kërkuara turistike në Mesdhe.
“Mirëmëngjes dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, shkruan Rama.