Zjarret në zonën e bashkisë së Finiqit, apeli i kryebashkiakut Romeo Çakuli
Kryebashkiaku i Finiqit, Romeo Çakuli, ka reaguar pas zjarreve të fundit që kanë rënë në zonat e bashkisë që ai drejton.
Përmes një postimi Çakuli ka apeluar që, që të gjithë të jenë në gatishmëri për shkak të temeperaturave të larta dhe dhe erërave të forta që fryjnë në zonën e Finiqit.
Lidhur me zjarret me të cilat jemi përballur ditët e fundit, Çakuli nuk ka lënë pa falenderuar të gjithë bashkitë fqinje për gadishmërinë e treguar duke i ardhur në ndihmë për të bërë të mundur shuarjen e zjarreve.
Ai ka shprehur një falenderim të madh për Ambasadën greke në Tiranë si dhe për Forcat e Ushtrisë.