Zjarr në Konispol/ Lëvizja e zjarrfikësve bëhet me skaf, shkak terreni i vështirë

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të shtune në vendin e quajtur Ftele, bashkia Konispol. Në zonën, që është në kufi me Greqinë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre. Ndërkohë, efektivë të shërbimit zjarrfikës të Konispolit ndodhen në vendngjarje.

Për shkak të terrenit të vështirë malor mjetet zjarrfikëse nuk shkojnë dot, ndërsa janë vetë punonjësit dhe banorë të zonës që ndodhen në vendngjarje. Madje duhet thënë që lëvizja e zjarrfikësve është bërë me skaf. Era dhe vendi i hapur pengon në shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht duke qenë zona afër detit ndihmon zjarrfikësit dhe banorët për marrjen e ujit, edhe pse bëhet fjalë për një terren tepër të vështirë.