Sarandë: Arrestohet i riu italian. Po drejtonte automjetin ‘tapë’

Është arrestuar një 31 vjeçar italian pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin italian G. A., 31 vjeç, banues në Itali, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.