Rama ndan pamje nga plazhi i Sarandës

Saranda vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Sarandës.

Saranda po pret këtë sezon turistik edhe më shumë turistë se vitin e kaluar, ndërsa vizitorët kanë mbushur tashmë qytetin dhe zonat përreth, për të shijuar plazhin dhe atraksionet që ofrohen.

Qyteti i Sarandës njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.